Loading...

Është luajtur ndeshja Flamurtari-Kastrioti, në stadiumin “Flamurtari”, e vlefshme për javën e gjashtë. Vlonjatët e drejtuar nga Daja, vinin nga dy humbje në javët e fundit, dhe e vetmja rrugë ishte marrja e 3 pikëve ndaj ekipit të Plorit. Të dy trajnerët kishin ardhur me ndryshime në formacion.Në minutat e para të ndeshjes pati një incident i rëndë, ku Charles Atsina i Kastriotit në një tentativë për të larguar topin, shkakton faull ndaj Cristian Sîrghi duke e goditur me bërryl në fytyrë. Dëmtimi ishte më serioz se sa pritej, pasi u kërkua ndërhyrja e ambulancës për të larguar rumunin Sîrghi drejt spitalit. I gjendur para një situate të tillë, trajneri Daja në minutën e 9-të, kryen zëvendësimin e parë të detyruar, ku vendin e Sîrghi-t që u largua me ambulancë, e zë Fjoralb Deliaj. Në minutat në vazhdim të dy portierët u gjendën në vështirësi, ku Kolici dhe Kuka bëjnë pritje fantastike. Në minutën e 24-të, pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes krutane, përfiton Busic i cili në këtë mënyrë kaloi në avantazh bregdetarët. Në minutat në vazhdim, protagonist ishte Batha i cili rrezikoi jo pak herë portën e Kukës, duke fituar edhe një faull. Mbrojtja e Kastriotit është e shpërbërë, ku Torasa pasi shërbehet nga Hyseni në krahun e djathtë, shënon edhe të dytin. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Plori bën dy zëvendësime të shpejta, por Flamurtari vazhdon të jetë i rrezikshëm. Në minutën e 66-të, Çutra pëson një dëmtim dhe shtrihet në fushë, pas një përplasjeje me mesfushorin e Flamurtarit, Useini. Torassa bëhët sërish protagonist, ku në minutën e 68-të jep një top në zonë për Bathën i cili shënon edhe golin e tretë për vlonjatët. Mustafaj në minutën e 78-të, detyrohet ti lërë vendin Ymerajt, si pasojë e një dëmtimi. Në minutën e 88-të, Torassa shënon të katërtin dhe të dytin personal. Me këtë fitore rikthehet qetësia në kampin vlonjate, ndërsa Plori rrezikon shumë pas kësaj ndeshje. /EDS/ Flamurtari-Kastrioti 4-0 Shënues: Bušić 24′, Torassa 38′, Batha 68′, Torassa 88′ Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sîrghi, Pollozhani, Musta, Useini, Hyseni, Batha, Beqja, Torassa, Bušić. Trajner: Ilir Daja Kastrioti: Kuka, Caca, Lila, Stijepović, Mziu, Marku, Çutra, Shehu, Junior, Gállego, Atsina. Trajner: Elvis Plori

Është luajtur ndeshja Flamurtari-Kastrioti, në stadiumin “Flamurtari”, e vlefshme për javën e gjashtë. Vlonjatët e drejtuar nga Daja, vinin nga dy humbje në javët e fundit, dhe e vetmja rrugë ishte marrja e 3 pikëve ndaj ekipit të Plorit. Të dy trajnerët kishin ardhur me ndryshime në formacion.Në minutat e para të ndeshjes pati një incident i rëndë, ku Charles Atsina i Kastriotit në një tentativë për të larguar topin, shkakton faull ndaj Cristian Sîrghi duke e goditur me bërryl në fytyrë. Dëmtimi ishte më serioz se sa pritej, pasi u kërkua ndërhyrja e ambulancës për të larguar rumunin Sîrghi drejt spitalit. I gjendur para një situate të tillë, trajneri Daja në minutën e 9-të, kryen zëvendësimin e parë të detyruar, ku vendin e Sîrghi-t që u largua me ambulancë, e zë Fjoralb Deliaj.

Në minutat në vazhdim të dy portierët u gjendën në vështirësi, ku Kolici dhe Kuka bëjnë pritje fantastike. Në minutën e 24-të, pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes krutane, përfiton Busic i cili në këtë mënyrë kaloi në avantazh bregdetarët. Në minutat në vazhdim, protagonist ishte Batha i cili rrezikoi jo pak herë portën e Kukës, duke fituar edhe një faull. Mbrojtja e Kastriotit është e shpërbërë, ku Torasa pasi shërbehet nga Hyseni në krahun e djathtë, shënon edhe të dytin. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Plori bën dy zëvendësime të shpejta, por Flamurtari vazhdon të jetë i rrezikshëm. Në minutën e 66-të, Çutra pëson një dëmtim dhe shtrihet në fushë, pas një përplasjeje me mesfushorin e Flamurtarit, Useini. Torassa bëhët sërish protagonist, ku në minutën e 68-të jep një top në zonë për Bathën i cili shënon edhe golin e tretë për vlonjatët. Mustafaj në minutën e 78-të, detyrohet ti lërë vendin Ymerajt, si pasojë e një dëmtimi. Në minutën e 88-të, Torassa shënon të katërtin dhe të dytin personal. Me këtë fitore rikthehet qetësia në kampin vlonjate, ndërsa Plori rrezikon shumë pas kësaj ndeshje. /EDS/

Flamurtari-Kastrioti 4-0

Shënues: Bušić 24′, Torassa 38′, Batha 68′, Torassa 88′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sîrghi, Pollozhani, Musta, Useini, Hyseni, Batha, Beqja, Torassa, Bušić. Trajner:Ilir Daja

Kastrioti:Kuka, Caca, Lila, Stijepović, Mziu, Marku, Çutra, Shehu, Junior, Gállego, Atsina. Trajner:Elvis Plori

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com