Loading...

Vlorë/ Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve (Detaje)

Policia e Vlorës, Plan Masash shtesë për parandalimin e zjarreve në pyje kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien e tyrë para përgjegjësisë penale. Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Vlorës prej datës 21 Shtator, në vijim të zbatimit të Planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në Pyje e Kullota, evidentimin dhe vënin para përgjegjësisë të autorëve, ka hartuar një tjetër Plan masash shtesë, në zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar. Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar pasoja në pronën private dhe shtëtërore. Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia. Zëvendës/Drejtori i Policisë Vlorë po zhvillon takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme nëpër kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia. Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale. Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proçeduar penalisht 4 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Vlorë dhe Sarandë. Janë arrestuar në flagrancë 2 autorë, janë ndaluar 2 si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Theksojmë faktin se nga Strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë, për periudhën Janar – 30 Shtator, janë evidentuar 14 raste të zjarrvënies dhe janë zbuluar 10, janë evidentuar 10 autorë, kapur në flagrancë 4 autorë, proceduar në gjendje të lirë 5 autorë dhe 1 autor është shpallur në kërkim. Policia e Vlorës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje. Aktualisht që raportojmë, situata në qarkun e Vlorës është e qetë dhe vazhdon monitorimi i territorit nga shërbimet tona policore. Duke ju falenderuar për vëmëndjen

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com