Loading...

‘Ulërija, por ai nuk ndalej’, vajza e përdhu.nuar nga Ronaldo tregon detaje të frikshme

Ylli i Juventus, Kristiano Ronaldo ndodhet në telashe, pasi akuzohet për përdhunimin e një 34-vjecareje disa vite më parë, e cila e ka bërë edhe denoncim ndaj futbollistit.

Sipas dëshmive ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 në një hotel. Lajmi është bërë publik nga media gjermane “DER SPEIGEL”, ku është rrëfyer edhe vetë 34-vjeçarja Kathryn Mayorga.

Sipas të njëjtave burime Ronaldo i ka dhënë Mayorgas 347 mijë dollarë që të heshtte, por detaje të reja kanë dalë në dritë. Bëhet fjalë për dëshminë e frikshme të vazjës e cila shprehej se i ka kërkuar që të ndalej por ai nuk e ka bërë këtë gjë.

“M’u hodh nga pas. Kurrë nuk jam frikësuar si atëherë. Ai kishte disa rruaza të bardha rreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej. Ai më ka përdhunuar në anus, dhe më pas më pyeste nëse kisha dhimbje. Më pas Ronaldo me tha se është 99% djalë i mirë, por ai 1% e bënte që të kryente veprime të tilla,”- mësohet të ketë thënë gruaja.

Kathryn Mayorga ka deklaruar se atëherë ishte 25 vjeç dhe Ronaldo e ka përdhunuar atë në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com