Loading...

I dha fund jetës pasi dogji ullishten, rrëfehet burri: Çfarë më tha gruaja rrugës për në spital

Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rëndë në Lushnjë, ku një 55-vjeçare i dha fund jetës, pasi shkaktoi zjarr masiv teksa digjte disa barishte.  55-vjeçarja Dallandyshe Blliku piu fotoksinë pas frikës se mund të arrestohej nga Policia, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje ka folur bashkëshorti i të ndjerës.

Zjarri ka prekur ullinjtë dhe shkurret, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në atë zonë. Mbi 3 mijë rrënjë ullinj u shkrumbuan dhe u deshën rreth 24 orë që flakët të viheshin nën kontroll.

Fillimisht nuk u mor vesh arsyeja, por vetëm pasi Policia dhe ambulanca shkuan për t’i dhënë ndihmë, burri i saj tregoi arsyen. Ai u tha uniformave blu se Dallandyshja kishte pirë fostoksinën për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në të cilën ndodhej pas zjarrit të shkaktuar.

“I mblodhëm dje ato mbeturinat, e unë i thashë mos i digj po pati erë se mos na bën dëme. Më vonë mora vesh që ajo e kish ndezur zjarrin. Erdhi dhe më tha nga ora 7 e darkës. I thashë, na paske hapur punë. Sa thashë unë këtë, ajo shkoi mbrapa te lopët dhe aty ka pirë fostoksinën. Pak më vonë erdhi kryeplaku, i mori deklaratën pastaj i tha ‘Hë se nuk ke bërë gjë’. Mua më erdhi era e fostoksinës dhe e pyeta: Mos ke pirë gjë? Jo më tha. Rrugës për në Polici, kur i plasën të vjellat, tregoi që kishte pirë fostoksinë”, tregon bashkëshorti i saj, Bujar Blliku

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com