Loading...

FURGONI ME 710 KG KANABIS NË VLORË, ARRESTOHET PRONARI I VËRTETË I MJETIT

[sgmb id=”1″]

Në vijim të operacionit antidrogë “Weekends”, Policia e Vlorës ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët  e Selman Hamitajt, të arrestuarit në fazën e parë të aksionit.

Ai quhet Dashamir Tola dhe ka rezultuar si pronari i vërtetë i furgonit, pasi nuk ia shitur blerësit me dokumentacion.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim të ashtuquajturin blerës të mjetit.

Më datë 16 qershor 2017, – njoftoi Policia e Vlorës, – mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj në fshatin Dukat të Vlorës –  policia ka arrestuar shtetasin Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se Dashamir Tola ia ka kaluar furgonin në fjalë një personi tjetër,  A.T, pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit. Kësisoj, Policia e ka shpallur në kërkim edhe A.T, 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com