Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe mbrëmjen e kaluar aksionin për rritjen e parametrave të sigurisë dhe ndëshkimin e atyre që shkelin ligjin. Gjatë mbrëmjes së kaluar, policia ka ndëshkuar dhjetëra persona për shkleje të ndryshme, ndërsa 10 prej tyre janë arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nga kontrollet e deritanishme, jane verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrances 10 persona, nga te cilet 8 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 2 te papajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu :
- Jane pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 per drejtim
mjeti nen efektin e alkoolit dhe 11 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara.
- Jane konstatuar dhe ndeshkuar 5 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara.
- Jane konstatuar dhe ndeshkuar 8 mjete per xhama te erresuar
- Jane konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera
- Si dhe jane vendosur 110 masa administrati per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Kontrollet do vazhdojne pa nderprerje, me qellimin e vetem, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges.