Një thirrje e fortë ka ardhur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila është angazhuar drejtpërdrejtë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, po vëzhgon çdo detaj me kujdes.
Mbrëmjen e sotme, thirrja e ambasadës amerikane shkon për të gjithë prokurorët e ndershëm, patriotë dhe me integritet. SHBA kërkon nga këta prokurorë që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që është një ndër institucionet bazë të drejtësisë së re.
“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu https://goo.gl/Zn6iSA”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook.