Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Vlorë, në bashkëpunim me bashkinë Vlorë, DAR Vlorë, QTTB Vlorë, kantinën “Balaj”, Muzeun Etnografik – Vlorë dhe Shkollën Tregtare – Vlorë organizuan aktivitetin “Trashëgimia Kulturore Jomateriale” pranë ambienteve të DRTK Vlorë.
Përvec personaliteteve dhe specialistëve të fushës ishin të pranishëm dhe grupet polifonike të Himarës dhe Dukatit, si dhe mjeshtri i fyellit baritor Vendim Kapaj. Zejtarët e zonës celën një panair me punime artizanale.
Shkolla e mesme Tregtare Vlorë, së bashku me QTTB Vlorë dhe kantinën “Balaj” ofruan për të pranishmit gatime dhe pije tradicionale. Me këtë rast u promovua dhe libri “Vlora nëpër festivale”, i autorit Kozma Billa.