Loading...

Shkrumbohet banesa në Klos, një familje e tërë “në qiell të hapur”

Një banesë dy-katëshe, në pronësi të shtetasit Shkëlqim Hasa në Lagjen “Tejlum”, fshati Xibër – Hane, Njësia Administrative Xibër në Bashkinë Klos u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të premteje.Banorët e zonës kanë shkuar menjëherë në ndihmë të familjes Hasa por për shkak të erës së fortë e gjithë banesa është Fatmirësisht nga zjarri kanë shpëtuar të 6 anëtarët e familjes.

Bashkia Klos nuk ka mjet zjarrfikës, ndërsa mjeti i bashkisë Mat, gjatë kësaj kohe ka qenë në një tjetër ngjarje në fshatin Burgajet të njësisë Lis, duke e pasur të pamundur të udhëtojë drejt Xibrit.

Drejt Xibrit kanë shkuar ekspertët për të zbuluar shkaqet e vërteta të zjarri ndërsa emergjencat civile në bashkinë Klos kanë nisur punën për hartimin e dokumentacionit me dëmet e shkaktuara.Familja Hasa prej 6 antarësh ka mbetur totalisht në qiell të hapur, ndërsa nuk dihet ku mund t’i sigurohet një strehim i përkohshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com