Dy humbje në dy ndeshjet e fundit,ndaj Kastriotit për Flamurtarin kërkohet rikthimi tek rezultati pozitiv,i perkthyer në fitore. Dicka që mund të rrisë edhe presionin tek Flamurtari,e megjithate traineri i Flamurtarit Ilir Daja nuk ka dashur ta klasifikojë të tillë prag ndeshjen me Kastriotin.
Në një konferencë per shtyp para ndeshjes,traineri Daja ka dashur ta vleresojë thjesht si ndeshje të rradhes,ku padyshim objektivi mbetet fitorja dhe njekohësisht për të harruar dy humbjet e fundit. Vlonjatet vijne serish me mungesa ne kete takim,me Abi Allen qe nuk eshte gati,ndersa Alvesh per shkak te gjendjes gripale te kaluar do ta nise nga stoli.Ne konference edhe dy futbollistet Alesio Hyseni dhe Idriz Batha,per te cilet vlen vetem fitorja. Hyseni rikthehet pas nje demimi dhe tashme eshte gati.
Ndersa Batha e ka cilesuar nje ndeshje ku Kastrioti nuk duhet konsideruar si skuader debutuese. i ngacmuar per derbin si nje ish lojtar i partizanit,Batha ka dhene nje pergjigje diplomatike–Derbi im eshte me Kastriotin.Ndeshja me Kastriotin luhet te shtunen ne oren 18 e 45 ne Vlore ,me Vlonjatet qe jane ne kuoten e shtate pikeve dhe kerkojne rikthimin tek fitorja.