Loading...

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në …

Anila Trimi, Drejtoreshë e SHÇBA, ka hedhur poshtë deklarimet e deri më tanishme se Emiljano Nuhu nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashti siç ka pretenduar ish-oficeri i Policisë. Ajo shprehet mbi bazën e dokumenteve, intervistat me drejtuesit e stacionit të policisë dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21 Korrik 2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjësi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21 Korrik 2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme”, prezantoi Trimi mes të tjerash, rezultatet e hetimeve të deritanishme.

Ndërkaq, Emiljano Nuhu ka deklaruar se i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja në zyrën e tij pasi kishte shoqëruar djalin e deputetit. Nuhu ka pretenduar se prezent në zyrë kanë qenë zyrë të PS-së, si deputeti Taulant Balla, deputeti tjetër Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Trimi, gjatë deklaratës, tha se: “Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast”.

Nuhu ka kryer disa shkelje në detyrë me veprimet e tij, shtoi drejtuesja e SHÇBA. “Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si: Shpërdorim detyre, Kalim i paligjshëm i kufirit, Nxjerrje e sekretit hetimore, Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve, Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com