Një shqiptar rezulton i zhdukur prej tre ditësh në Bublin të Irlandës, ndërsa nuk dihet ende fati i tij.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari 16-vjecar është Ermir Dragjoshi me origjinë nga Kukësi dhe është parë për herë të fundit të martën në Templeogue në Dublin 6, rreth orës 10:15, ndërsa që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Shqiptari është trupvogël, me flokë të shkurtra dhe sy kafe.
Policia i bën apel të gjithëve që kanë informacion për të, të njoftojnë në numrat e telefonit të vëna në dispozicon 01 6666400 dhe 1800 666 111.