[sgmb id=”1″]
Lëkura e fytyrës është pjesa më delikate e trupit, pasi është e ekspozuar 24 orë ndaj agjentëve të jashtëm.
Ndonëse kujdesi për të është më i madh se pjesa tjetër e trupit sërish do të vuani nga probleme të ndryshme të lëkurës.
Një problem që prek jo pak femra ëhtë ai i kapilarëve të zgjeruar. Nëse lëkura juaj është e hollë dhe sensitive, kapilarët do të zgjerohen pa më të voglin ndryshim.
Kapilarët vijnë në dy ngjyra: të kuqe ose blu. Ato të kuqe janë kapilarë arterial, ku gjaku i oksigjenuar vjen nga zemra në lëkurë, ndërsa ato që janë blu janë kapilarët venoz.
Kapilarët e kuq janë më të lehtë për t’u trajtuar dhe parandaluar.
Zakonisht shfaqet rreth hundës dhe mollëzave dhe kanë formën e fijeve të holla të kuqe.
Çfarë i shkakton ato?
Kur muret e kapilarëve janë shumë elastikë ato priren të zgjerohen ! Kjo gjë ndihmohet nga dushet e nxehta, ushqimi pikant, microdermabrasion, alkooli apo thjesht është gjenetike.
Si të parandaloni dhe të trajtoni shfaqjen e tyre.
1.Produktet kozmetike që përdorni si toniku apo maskat duhet të jenë të ftohta.
2 Përdorni produkte që kanë në përbërjen e tyre përbërës antiinflamatorë dhe qetësues si kamomili.
3.përdorni eksfoliantë të butë . Për shembull në vend të sheqerit apo kripës përdorni sodën e bukës që është si pluhur.
4.Lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë apo të vakët. Uji i nxehtë do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të zgjerojë kapilarët.
5.Merrni Vitamina C me bioflavonoids.
6 Mos harroni asnjëherë kremin mbrojtës me filtër minimal 30SPF
7 E vetmja mënyrë për t’i zhdukur kapilarët e zgjeruar është trajtimi me lazer.