[sgmb id=”1″]
Yulin është një qytet kinez, i cili është bërë i famshëm në botë, për shkak të mbajtjes së festivalit të përvitshëm, famëkeq, të konsumit të mishit të qenit dhe që zhvillohet në ditën e solsticit veror.
Vitin e kaluar, në Kinë u organizuan disa protesta nga organizata të ndryshme, që merren me mbrojtjen e kafshëve dhe u duk se kjo traditë do të merrte fund.
Por, zyrtarë të qytetit Yulin, theksojnë se nuk ka asnjë vendim që do të ndalojë konsumin e mishit të qenit këtë vit, pavarësisht protestave.
“Ky festival është një traditë lokale dhe autoritetet nuk janë në gjendje që t’a ndalojnë” u shpreh një zyrtar i qytetit.
Më herët u përfol se do ët ndalohej konsumi i mishit të qenit në këtë festival, çka shkaktoi një valë zemërimi mes banorëve të qytetit Yulin, të cilët akuzuan qeverinë se po ndërhyn në privatësinë dhe të drejtat e tyre, në përzgjedhjen e asaj çfarë hanë.