Loading...

Kush janë amerikanët që ngritën laborator në Tiranë dhe si e bënin përzierjen

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni “sintetikët” i cili prangosi dy amerikane në tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria pasi kishin krijuar në një kompleks pranë rrugës së Kavajës laboratorin e ekstazisë.

Report tv bene me dije se dy shtetasit Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku janë arrestuar 6 ditë më parë teksa më 21 shtator 2009 kanë tentuar të largoheshin drejt Kosovës nga pika e kalimit kufitarë Morinë. Arbër Isaku një shqiptaro amerikan i lindur dhe rezident në Nju York por prej disa muajsh me qëndrim në Shqipëri ku kishte hyrë në mënyrë të ligjshme.

Isaku 29 vjec rezulton se është arrestuar nga policia amerikane më 27 gusht 2017 afro një vit më parë nga policia e Connecticut. Gjatë kontrollit të banesës së Isakut agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope.

Arbër Isaku 

Këta persona aktualisht mbahen në paraburgimin e policisë së qarkut Kukës aty ku 2 ditë më parë gjykata penale i ka komunikuar atyre urdhër arrestin ndërkombëtar dhe i ka hapur rrugë ekstradimit.

Një ditë më parë prokurori Besnik Muçi konfirmoi se ndaj dy amerikanëve po shihet mundësia e nisjes së hetimeve edhe nga pala shqiptare.

Ende nuk dihet nëse ky hetim do të bashkëngjitet me atë të autoriteteve amerikane apo ata do të ekstradohet për llogari të drejtësisë shqiptare ndërkohë që ligjërisht ata duhet të mbyllin llogaritë me drejtësinë shqiptare.

Sipas letërporosisë së autoriteteve amerikane eksperti i përzierjeve kimike dhe realizimit të lëndëve narkotike sintetike ishte De Caro i cili pasi kryente përzierjet i piqte ato në furrë me një tavë me temperaturën 76.6 grad.

I përfshirë në këtë aktivitet kriminal rezulton dhe një shtetas tjetër amerikan i proceduar më parë i njohur me emrin Richard por për llogari të drejtësisë amerikane. Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare rezulton se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portal DarkWeb në të cilin të fshehur pas pseudonimeve personat kryejnë tregti droge dhe arme.

Sipas dokumentit të siguruar nga ReportTv agjentët amerikanë kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare të ekzaminohen të gjitha pajisjet elektronike të sekuestruara të arrestuarve si dhe IP linja e internetit përdorur nga De Caro dhe Isaku gjatë periudhës që ata kanë qëndruar në Shqipëri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com