Loading...

FNSH ‘kreh’ lokalet e natës dhe akset rrugore në Fier, 5 në pranga

Policia e Fierit e mbështetur edhe nga FNSH kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale nate, në ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore të qytetit të Fierit, Patosit e Roskovecit.

Aksioni ka pasur për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

“Si rezultat i kontrrolleve janë arrestuar 5 shtetas, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër  është shpallur  në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Shpërndarje të lëndëve  narkotike” dhe për “Vjedhje”.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe u  arrestuan në flagrancë 4 shtetas të cilëve gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, konkretisht shtetasit:

•D.D, banues në Roskovec

•J.Ç, banues në Roskovec

•M.H, banues në Roskove

•O.V, banues në Patos.

Gjithashtu, u kap  shtetasi i shpallur në kërkim:

•Petrit H., 27 vjeç, banues në Mallakastër për veprën penale “Vjedhje”.

Po në kuadër të kontrolleve të lokaleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

• R.S, banues në Roskovec për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” si edhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi S.R, për veprat penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”.

Policia thotë se kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com