Emri i kreut të Bashkisë Krujës, Artur Bushi u përmend nga nën komisari Emiljano Nuhu si i përfshirë në ccështjen e deputetit, Rrahman Rraja. Sot, Bushi në reagimin e tij shprehet se, pamjet që pritet të publikohen nga komisariati i policisë do të tregojnë të vërtetën.
“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës. Do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon. Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë”- tha ai për Neës24.