Për shkak të qëndrimeve të mbajtura shpesh nga Artan Hoxha në mbrojtje të disa individëve me prirje kriminale, ai është vënë shpesh në qendër të akuzave. Por nën komisari Emiljano Nuhu ka sjellë fakte konkrete sa i takon rastit të ndodhur në dhjetor 2015.
Përmes një komenti në profilin e Artan Hoxhës në Facebook, ish-oficeri i Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu akuzon gazetarin se ishte ai që shiti informatorin e tij për parcelat e hashashit duke sjellë edhe ekzekutimin në dhjetor 2015.
Sipas Nuhut, informatori i Artan Hoxhës ishte Jani Koçinaku 37 vjeç ose siç thirrej ndryshe “Landi i Mirasit”, i cili u gjet u vrarë me plumb pas koke në dhjetor të vitit 2015 në rrugën Korçë-Bilisht,.
“Z. Artan Hoxha, une te njohe shume mir cfare ke bere! u bere i famshem si gazetar, dhe kete fam po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre. do te kujtoj nje histori te vogel, (A te kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal qe kultivonte kanabis ne rrethin e korçes,) do te jap prova qe ti ja bleve informacionin Landit te Mirasit per 3000 euro dhe e vrave duke e shitur tek Grupi Kriminal). Mos me ngatro me politiken une jam oficer karriere po tregoj nje ngjarje te vertet, qe ti e di shume mir si ka ndodhur por nuk e pranon dot te verteten”, shkruan Nuhu në Facebook.
Por, kush është Landi i Mirasit dhe përse ish-Oficeri i Policisë Gjyqësore akuzon Artan Hoxhën për të? Debati nisi pas deklaratës së mbrëmshme të Artan Hoxhës së historia e përdhunimit të një vajze nga djali i deputeti Rrahman Rraja ishte e stisur prej Nuhut.
Ndërkohë, sa i përket Landit të Mirasit, ai shfaqet në një kronikë të publikuar në Neës 24 nga gazetari Artan Hoxha në shtator të vitit 2015 duke filmuar parcelat e hashashit në fshatrat e Devollit. Pas kronikës, ndërhyri policia dhe e asgjësoi parcelen me kanabis.
Tre muaj pas publikimit të kësaj kronike, Jani Koçinaku, ose siç thirrej “Landi i Mirasit” u gjet i vrarë me plumb pas koke. Më pas, gazetari doli sërish në media duke thënë se grupet kriminale i kishin vrarë informatorin.
“Fiks tre muaj pasi hymë në këtë zonë, për shkak të konflikteve që janë në këtë zonë, personi në fjalë ishte i trembur që të më bashkëngjitej sepse mendonte që do ta vëzhgonin me dylbi nga lart. Për fat të keq, tre muaj më mbrapa në 19 dhjetor, ky person është rrëmbyer në banesën e vet, është goditur me plumb pas koke dhe u hodh në kanal. Deri më sot kjo vrasje nuk është zbuluar. I vrari ishte personazh me lidhje të botës së trafikut. Nëse ai do të jetonte unë nuk do ta publikoja videon me fytyrën e tij”., tha Hoxha në atë emision pasi kishin ekzekutuar Landin e Mirasit./korrieri