Një bandë shqiptarësh në burgun e Riminit janë përleshur me disa marokenë, ndërsa nga konflikti kanë mbetur të lënduar dy gardianë.Ndërkohë që përveç gardianëve të burgut, sipas mediave italiane të lënduar kanë mbetur edhe disa nga marokenët, që u përleshën me shqiptarët.
Megjithatë të plagosurit, si gardianët edhe të dënuarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e konfliktit që solli përplasjen.