Ardit Roshi, i biri i Roland Roshit, folësit të njohur të lajmeve në RTSH që humbi jetën sot në studion e RTSH ka lajmëruar humbjen e të jatit në rrjetet sociale përmes një mesazhi të dhimbshën.“Ky eshte statusi me i rende i jetes sime! Babai im, miku im, njeriu me i mire ne bote, sot nderroi jete!Homazhet per Prof. Roland Roshin behen neser ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharre..Do te doja te shkruja me shume por nuk mundem..”, shkruan Arditi, që gjithashtu punon në një televizion tjetër, top channel.
Roland Roshi ishte folësi emblematik i RTSH. Për shumë e shumë vite ai ka qenë moderator i lajmeve kryesore në RTSH duke qenë një figurë e njohur për mijëra e mijëra shqiptarë.