Loading...

MINISTRI I BRENDSHËM MBLEDH DREJTORËT E 12 QARQEVE.

[sgmb id=”1″]

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të 12 qarqeve dhe drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku në fokus ishte marrja e masave konkrete në parandalimin dhe evidentimin e personave dhe grupeve kriminale në drejtim të:

Shit-blerjes së votës;

Presionin ndaj zgjedhësve;

Përdorimin e parave nga burime të paqarta në ndikim të procesit elektorale marrjen e bllokimin e kartave përkundrejt shpërblimit monetar me qëllim heqjen e së drejtës për të votuar.

Drejtori i Përgjithshë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, 12 drejtorë vendorë të Policisë në qarqe, drejtori i për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar dhe Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit raportuan konkretisht evidentimin e të gjithë rasteve konkrete të shit-blerjes së votës, krimeve të tjera elektorale dhe planin e masave për javën e fundit të fushatës zgjedhore ku shtohen aktet e blerjes së votës dhe krimet elektorale.

Po ashtu rëndësi iu dha plani i masave për të papriturat para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit përmbushjen e të gjitha përgjegjësive ligjore që i jep ligji dhe nuk është e  nuk do të jetë e toleruar mbështetja e subjekteve politike nga efektivë me uniformë. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj vlerësoi rezultatet e policisë së Shtetit në luftën e përditshme dhe pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, e cila drejton Task-Forcën Qendrore në kuadër të Planit kombëtar antikanabis shprehu mirënjohje për punën e vyer në këtë drejtim dhe kërkoi një angazhim të gjithanshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com