Loading...

Arta Markut i del situata nga kontrolli, prokurorët rebelë dorëzojnë 90 dosje. Drejtori i ri…

Shumë çështje që janë në hetim në Prokurorinë e Përgjithshme do të jenë pezull pasi prokurorët rebelë kanë hequr dorë nga hetimi i tyre. Shkak është bërë refuzimi për të hetuar bandën e Emiljano Shullazit. Pas largimit të Sokol Stojanit nga detyra e drejtorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme vendin e tij e ka zënë Adnan Xholi. Prej tre ditësh Xholi ka marrë frenat e kësaj drejtorie. Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se lirimi i Stojanit nuk ka lidhje me kundërshtimin e tij për të hetuar prokurorët e Krimeve të Rënda pas masave të ndërmarrë nga Arta Marku, data e lirimit të tij përkoi me kaosin në prokurori që shkaktoi dosja Shullazi.

Tashmë Xholi do të hetojë prokurorët ‘rebelë’ që kundërshtuan shortin për dosjen Shullazi. Nga 10 prokurorët që u mor masa e hetimit disiplinor, 3 u transferuan; Olsian Çela në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Sipas burimeve të Report Tv, tre prokurorët po dorëzojnë dosjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që kishin në hetim, të cilat më pas do të kalojnë te kolegët e tyre përmes shortit. Tre prokurorët që u transferuan kishin gati 90 dosje që po hetonin te Krimet e Rënda. Përsa i përket hetimit disiplinor apo transferimit ata ende nuk kanë depozituar asnjë ankesë, ndërsa kanë 30 ditë afat edhe pse prokuroria thotë se është i ligjshëm. Ndër çështjet sensitive që po hetonin prokurorët, ishte ajo e dosjes Habilajt, teksa njëri nga pesë prokurorët ishte Besim Bajdarmataj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com