Loading...

Nuk kanë përfunduar arrestimet në Shkodër, ja çfarë pritet të ndodhë në ditet në vijim

Shkodra kohët e fundit është vënë në një lloj shënjestre. Një sërë ngjarjesh të rëndësishme qoftë kriminale por edhe zhvillime të tjera kanë ndodhur duke përfunduar me një valë arrestimesh që emërues të përbashkët sipas pretendimeve të prokurorisë kanë korrupsionin. Tashmë sipas burimeve duke parë atë që ndodh por edhe informacionet dhe indiciet e shumta pritet që në ditët në vijim të ketë edhe disa zhvillime të tjera që për shumë kend mund të jenë edhe të papritura.

Burime pranë policisë dhe prokurorisë së Shkodrës nuk përjashtojnë që në ditët në vijim në Shkodër të ketë të tjera arrestime që mund të cilësohen si të rëndësishme. Pritet që edhe në disa drejtori të tjera kyçe dhe të ndjeshme apo edhe të rëndësishme sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve të ketë arrestime apo ndalime ose qoftë edhe procedime të thjeshta penale. Ende nuk bëhen të ditura se në cilat drejtori do të veprohet por prokuroria siguron se vijojnë hetimet edhe në institucione të tjera ndërsa pritet që të veprohet përmes goditjeve përfundimtare./ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com