Oriku vazhdon të mbaj ritimin e kryesuseve të kampionatit të kategoris të parë pas asaj fitore ndaj Pogradecit të arritur në limitet e kohës, duke u renditur e dyta në grupin B.
Një prej protagonistëve të fitores ndaj Pogradecit ishte Ervis Kongjini, cili do realizonte golin e fitores pêr bregedetarët. Në një intervist për SKY VLORA, Kongjoni ka deklaruar se fitorja ështê më e rëndësishme se goli i tij.
Ndërsa ka treguar edhe njê detaj të tij se përpara takimit e kishte parandjere se do realizonte një gol. “Jam shumë i kënaqur që arritëm të merrnin 3 pikët e plota.Ndaj Pogradecit zhvilluam një lojë tê mirë, mund të kishim realizuar dhe gola të tjere ,por portieri tyre ishte në formë të mirë. Pavarsisht se e gjetëm golin e fitores në minutën e fundit e rëndësishme është që ekipi arriti marr 3 pikët e plota. Përsa i përket golit tim ,mund them se e prisja ta realizoja. Isha në vendin e duhur në momentin e duhur. Por edhe para ndjeshjes e kisha një parandjenj që do realizoj një gol dhe ashtu ndodhi. Ne duhet të vazhdojme të mbajme këtë ritëm pasi dhe traineri Sakaj na karikon në çdo seancë stërvitore për të dhënë maksimumin tonë në cdo ndeshje” – përfundoji Kongjini.
Rezultatet e Javes se Trete:
Ndeshjet e Javes se Katert: