[sgmb id=”1″]
Një përballje e pazakontë ka ndodhur sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku Lumturie Kodra, e cila ishte dhe më herët personazh i kësaj studio, është përballur me njeriun me të cilin pretendon se kishte një lidhje dashurie, të cilin e akuzon se e mashtroi duke i marrë një shumë lekësh.
Mes akuzave, 56-vjeçarja i kërkoi publikisht ish-të dashurit që t’i kthente 10 milionë lekë që ia kishte marrë, me pretendimin se do ia kthente, ndërsa ka përmbysur kështu shifrat e deklaruara, pasi më herët pretendoi se Amedeo Baci i kishte marrë 15 mijë euro.
“BalkanWeb” zbardh pjesë nga intervista, si më poshtë:
Ju ia keni bërë të qartë se nuk keni pasur ndjenja ndaj saj? E ke ushqyer me ndjenja?
Amedeo Baci: Unë jam personazh publik, ka njerëz që më kuptojnë, ka njerëz që s’më kuptojnë. Unë jam i dashuruar me letërsinë. Nuk kam pasur lidhje sentimentale me të.
Ndërhyn Lumturia: Nxirri ato bisedat e tjera. Nxirri kur më kërkojë lekë dhe flisje dhe me femra të tjera
Amedeo Baci: Zonjë ju lutem, mos më detyroni të iki nga kjo studio.
Dalim tek shifrat monetare…
Amedeo Baci: Aty ka prova monstruoze, që unë si kam asnjë borxh Lumturies. Madje ajo më ka një borxh mua, 427 euro se kishte fatura pa paguar, dhe probleme me djalin. Ky është borxhi i vetëm që më ka mua Lumturia.
Lumturie Kodra: Unë po flas për ato që kam me dokumente: Janë 7 milionë shqiptare, plus atyre që i kam dhënë për ‘Çmimin e vitit’.
Gazetarja-Lumturies: Ju keni thënë se do e shkoni ta padisni në Prokurori?
Lumturie Kodra: Kërkoj 10 milionë shqiptare, të tjerat ia kam falur. Se janë të padeklaruara.
Amedeo Baci: Unë sjell fakte të tjera. Vetëm me një pyetje që ti bëj unë asaj, do shohin se si do shkërmoqet kështjella prej bukë peshku që ka ngritur zonja në fjalë. Pastaj gjeni ju një ekonomist të paanshëm.
Ju keni deklaruar me Odetën se merrni donacione?? Këtë nuk kuptoj
Amedeo Baci: Në radhë të parë, po merrem me letërsi dhe nuk jam i dy punësuar. Skam burime të tjera financiare. Nuk jam i vetmi shkrimtar që sponsorizohem. Janë me dhjetra dhe qindra.
A fitoni nga shitja e librave tuaja?
Amedeo Baci: Unë librat i botoj pjesërisht me financimet e mia dhe me sponsor.
Vetëm femra janë sponsore?
Amedeo Baci: Jo mo jo.. ç’jeni fiksuar tek femrat, ka dhe meshkuj. Duket me kenë i lumtur që ne jemi një popull që sponsorizojmë. Unë kam 20 romane, që duhet të përkthehen, të ribotohen.
A ka qenë sponsore Lumturia?
Amedeo Baci: Unë Lumturien e kam përmendur si sponsor. Se ka prova elefanteske. Kam dy faqe në ‘Facebook’ dhe aty nuk harroj kurrë sponsoruzuesit e mi, një prej të cilëve është dhe Kodra.
Jeni dakord me shifrën e sponsorizar?
Amedeo Baci: Jo jo është shumë gjiigandeske..
Sa është shuma?
Amedeo Baci: Ua them unë. Shuma është 2979 euro. Por unë i kam prerë biletën. I zbresim dhe 470 euro që ajo mi mori borxh, shuma ngelet 2032 euro, që ajo pretendon se unë e kam mashtruar. Ajo mi dha për sponsorizim.
Jeni i gatshëm që t’i ktheni paratë?
Amedeo Baci: Këto para janë bërë letërsi, i kanë kaluar popujve.