Loading...

E dhimbshme, merr flakë apartamenti, 60-vjeçari gjendet i pa jetë

Banorët e një pallati në Tiranë kanë kaluar orë ankthi teksa një zjarr ka përfshirë një prej apartamenteve. Sipas të dhënave nga policia zjarri ka rënë rreth 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Por nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid.

Policia po heton pë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit por paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com