Loading...

Të martuar prej 81 vitesh, çifti nga Kruja gati për Guiness

Në familjen Hoxha ka festë.

Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat, celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.

Ata deklarojnë:

Nuk e njihnim njëri-tjetrin. U pamë ditën e dasmës.”
Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.

Ai shprehet:

Vallaj e bukur”.
Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse, durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

Ajo thotë:

Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar. I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”
E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.

Xhemja tregon:

Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”.
Hamidi thotë:

Sepse pleqtë kishin shumë fjalë. Edhe Xhemja bëhej xheloze për mua.”
Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.

Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha shprehet:

Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”.
Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.

Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre me rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, e ndoshta një rekordi të ri botëror.

Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.