Loading...

FIFA ‘plas’ bombën: Ja lojtari më i mirë në botë, për herë të parë…

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s. Për herë të parë një futbollist kroat fiton çmimim më prestigjioz në rangun individual të dhënë nga FIFA.

33-vjeçari pas një sezoni fantastik me Real Madridin në Spanjë dhe Kroacinë në Kupën e Botës, ka arritur të shpallet lojtari i vitit.

Mes kandidaturave, ishin Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League, kroati e mposht sërish portugezin, tashmë edhe në Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA.

Modric ka falënderuar të gjithë duke përshëndetur në tri gjuhë; anglisht, spanjisht dhe kroatisht.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com