Loading...

Xhafaj e pranon live: Bajrajt kanë influencë shtetërore dhe në polici, është grupi më i rrezikshëm në veri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka folur për herë të parë për goditjen e grupit më të rrezikshëm të Shkodrës, atij të Bajrajve. Ministri është shprehur se grupi ‘Bajraj’ është një ndër grupet kriminale më të dhunshme në vend, i strukturuar prej afro dy dekadash.

Në ‘Real Story’, Xhafaj e ka pranuar publikisht se banda e rrezikshme e ‘Bajrave’ ka pasur influencë shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Ndër të tjera, ai paralajmëroi se pas goditjes së këtij grupi, policia pritet të godasë edhe dy banda të tjetra të rrezikshme, njëra në Elbasan dhe tjetra në një qytet tjetër.

“Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policine dhe prokurorine që merren me hetimin e tyre nuk është punë e lehte, është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit, sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.

Konkretisht nga muaji shkurt kanë nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave. Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortet në veri.

Është një grup i mirestruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.

Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme, të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike. Është një grup shumë i dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.

Akuzohet për disa vepra penle, trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmeri të lartë shoqërore. Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici, në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këto influence”, u shpreh Xhafaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com