Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Real Story”, ka vijuar të sulmojë paraardhësin e tij ish-ministrin Saimir Tahiri.
Duke folur për kanabizimin e vendit dhe përfshirjen e policisë në këtë vepër kriminale, Xhafaj tha se viti 2016 ka qenë viti i keq, vit ky kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në trafik narkotikësh me grupin “Habilaj”.
“E pranoj viti 2016 ishte vit i errët, për këtë punë, por mos harroni se Lazarati nisi fuqizimi grupeve kriminale në Shqipëri. Për mua nuk ka rëndësi nëse është i majtë apo i djathtë, për mua është kriminel”, tha Xhafaj.
Fatmir Xhafaj herë pas herë i referohet kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, për t’u mbrojtur për gjendjen e policisë gjatë kohës që ai drejton.