Loading...

Ambasada amerikane reagon për prokurorët e frikësuar nga Shullazi: Ka rreziqe, por…

Pasi ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ia përmendi disa herë emrin gjatë mandatit të tij, tashmë ambasada amerikane u bën thirrje prokurorëve që të tregojnë guxim dhe të marrin përsipër ccështjen ndaj tij.

Në Shqipëri, ambasada amerikane në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Çështjen Shullazi, tha sot se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Pak ditë më parë, refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulëta. Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate zonja Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com