Në 12 muajt e fundit Vlora është përballur me një situatë të rëndë për shkak të përplasjes së klaneve kriminale. Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur. 5 makina janë djegur apo hedhur në erë.Ndërsa 4 persona rezultojnë të zhdukur. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin KAPITAL në Vizion Plus, rrefeu se një ndër 4 personat e zhdukur ë fundmi në qytetin e Vlorës është një skafist që ka udhëtuar ka transportuar kanabis 7 herë drejt Italisë.
“Ka shkuar të marrë pagesën prej 200 mijë eurosh për punën që ka bërë dhe aty është zhdukur. Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka perfunduar”.
Sakaq, Hoxha shpreh shqetësim se përse opozita denoncon në mënyrë të njëanshme bandat që, sipas tij, mbështesin qeverinë dhe nuk denoncon bandat rivale që janë politikisht pranë vete asaj.
“Pse nuk e përmend opozita banden e Kirasit, rivalen e bandës se Dobracit ne Shkodër? Atë të Kirasit e drejton një këshilltar i opozitës në këshillin bashkiak të qytetit. Është kryetar i një partie politike ai që domonin Kirasin , është aleat i opozitës”,ka deklaruar Hoxha.