[sgmb id=”1″]
Shankar Rai nga një fshat në Indi u kafshua nga një gjarpër helmues dhe ra pa ndjenja. Në momentin që ai u zgjua mjekët i thanë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe më shumë gjasa nuk mund të shpëtonte.
Rai nuk donte që të vdiste i vetëm dhe i kërkoi bashkëshortes të tij, Amiri Devi që ta kafshonte në dorë në mënyrë që të helmohej dhe ajo që të mund të vdisnin bashkë.“Të lutem dua që të vdesim të dy”-mësohet se i ka thënë ai.
Edhe pse Devi e ka kundërshtuar këtë gjë, ai ka mundur ta kafshojë në dorë, por për fat të mirë ajo shpëtoi falë ndihmës së mjekëve, ndërsa Rai ndërroi jetë pas disa orësh.