Superjahti i miliarderit rus Andrey Melnichenko në këto të ngrohta shtatori, është ankoruar në Sarandë, por nuk dihet nëse brenda mjetit lundrues është biznesmeni rus.
Kjo gjë i ka bërë përshtypje qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve, të cilët po shijojnë këto ditë të ngrohta.
Kujtojmë se superjahti “Sailing Yacht A” u ankorua në brigjet shqiptare gjatë muajit korrik, dhe ngjarja bëri jo pak bujë në media. Me sa duket, miliarderi rus ka zgjedhur të rikthehet në brigjet shqiptare.