Loading...

I moshuari nga Kamza bën sherr me dashnoren, vrapojnë të dy në polici për denoncim

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kamëz, ku një 70-vjecar ka bërë sherr me bashkëjetuesen e tij 44-vjecare dhe më pas të dy i janë drejtuar policisë për denoncim.

Policia Vendore bën të ditur se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për T. A., vjeçe 44, ndërsa sqaron se për këtë, por edhe për bashkëjetuesin e saj H. A., vjeç 70, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

  • Më datë 21. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T. A., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi H. A., vjeç 70, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 21. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit H. A.,  dhe T. A., vjeç 70 dhe 44, banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Neni 130/a i Kodit Penal.
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com