Një 60-vjecar me inicialet K.Ç ka humbur jetën në rrethana tragjike në Gjirokastër. Mësohet se 60-vjecari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Policia bën me dije se viktima ishte duke punuar në shtëpinë e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë dhe për pasojë ka humbur jetën, pavarësisht se është transportuar për në spital.
“Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, është shoqëruar nga ambulanca dhe ka mbërritur i pajetë shtetasi K.Ç, 60 vjeç banues në Gjirokastër.
Ky shtetas në mënyrë aksidentale, duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale”- thuhet në njoftimin e policisë.