Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaron se operacioni “Forca e Ligjit” goditi një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.Bëhet fjalë për operacionin e ndërmarrë gjatë ditës së djeshme për të cilën deri tani mësohet se është ndaluar Safet Bajri dhe disa persona të tjerë identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Xhafaj shkruan ne Twitter: Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet pritet të jepen në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit ku Drejtori i Pergjithshëm i Policise se Shtetit, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu sebashku me Drejtuesen e Prokurorise se Krimeve te Renda Donika Prela do jenë para gazetarëve.oranews