Loading...

Makina e motorë policie, ja si u shoqërua në komisariat “i forti” i Shkodrës

Pas arrestimit është zbuluar dhe video kur Safet Bajri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Siç mund të shihet edhe nga pamjet e publikuara nga TVKlan, 34-vjeçari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sëbashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. 34-vjeçari Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës u arrestua pasditen e kësaj të premteje në një magazinë në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë.Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë. Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë./tvklan.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com