Loading...

“A është takuar Arta Marku me të dërguar të Shullazit?”

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetojë dhe pezullojë nga detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Thirrja vjen një ditë pas padisë ndaj Arta Markut. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në selinë e PD duke deklaruar se kryeprokurorja i ka shërbyer një qëllimi këto 9 muaj.
“Arta Marku gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin. E realizoi qëllimin në krye të 9 muajve. Opinioni u njoh dje me padinë e PD-së ndaj kryeprokurores. Mediat kanë sjellë prova të cilat faktojnë se pasi largoi Elisabeta Imerin nga çështja Tahiri, Arta Marku largoi dhe Besim Hajdarmatajn në të njëjtën ditë kur u kërkua sekuestrimi i pasurive të Habilajve mes tyre dhe ‘Audi’ i famshëm. Shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës për të mos lejuar shkatërrimin e çështjeve të tjera. PD i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin e Arta Markut dhe hetimin e saj.
Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta markut me Edi Ramën. Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar. Çfarë i kanë kërkuar Markut, Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet i PS. A ka pasur kontakte Marku me ndonjë të dërguar të Shullazit.
Të hetohet çdo lëvizje në Prokurori që nga koha kur është emëruar në detyrë Arta Marku. Hetimi dhe pezullimi i Markut është shërbimi më i madh që prokurorët mund t’i bëjnë drejtësisë”, deklaroi Alibeaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com