Loading...

Urdhëroi ekzekutimin e gruas, habit biznesmeni nga Shkodra: Suela ishte shpirt im

Sadetin Sula, i cili është dënuar me burg përjetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij, ka thyer heshtjen ndërsa mohon krimin.

Në një lidhje telefonike live nga burgu 313 për emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’ ai tha se nuk fshihej pas vrasjes së gruas, Suelës, të cilën e cilësoi si shpirt dhe frymëzim të tij.

Teksa drejtoi gishtin e akuzës nga familjarët e gruas së tij, ai tha se pasi e dënuan padrejtësisht, shteti i mori edhe fëmijët.

39-vjeçarja Suela Sula u gjend e pajete ne 18 prill 2016 në ambientin e tualetit te mobilerise në Shkodër qe ajo kishte se bashku me bashkeshortin e saj.

Kush është e vërteta?
Faleminderit për emisionit. Dua që të sensibilizojë popullin shqiptar. Vinë në biznes dhe vrasin gruan time. Fëmijët e mi se di ku ndodhin. Mua më mbajnë në paraburgim dhe më japin burgim të përjetshëm. Kjo që më ndodhi mua mund t’i ndodh çdokujt si popull i thjesht.

Si e keni mësuar ju ngjarjen. Ishit i pari që e gjetët të pajetë grua. Siç ishin marrëdhëniet?
Marrëdhëniet kanë qenë jo të mira, por shumë të mira. Të mrekullueshëm. Kemi pasur një marrëdhënie të mirë në çdo aspekt. Këtë e tregon dhe biznesi unë. Suela ka qenë thesari im. Më ka lënë tre fëmijë. Më nxiste.

Fëmijët u morën në pyetje dhe thanë se kishit probleme. 
Fëmijët që në momentin e tragjedisë i kanë manipuluar. Kanën folur ça kanë dashur njerëzit e nuses time. Si kanë lënë që të flasin me mua në asnjë moment.

Kush i ka në kujdestari?
I ka kunata. Nuk e di se ku janë. Ku janë, apo nëse jetojnë. Po bëj 1 vit. Unë nuk di gjë se ku janë. Mi ka marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më vranë nusen, fëmijët mi mori shteti.

Kush e vrau?
Ta dija kush e ka vrarë, sdo isha në burg.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com