Loading...

Bie shteti, prokurorët përleshen fizikisht për t’i ikur dosjes ‘Shullazi’

Degradojnë institucionet e shtetit shqiptar. Një ngjarje e paprecedentë në Evropë, e turpshme dhe shokuese ka ndodhur në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të bërë detyrën, janë konfrontuar fizikisht në zyrat e Prokurorisë, në përpjekje për t’i ikur dosjes ‘Shullazi’.

Ata kanë debatuar ashpër me drejtuesen e Prokurorisë, Donika Prela, ndërsa pas mosmarrëveshjeve për çështjen e shortit, janë përleshur.

Fillimisht u largua nga trupa e prokurorëve dhe ia mbathi Elisabeta Imeraj, e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës. Dosja i kaloi prokurorit Ened Nakuçi, por edhe ky ia mbathi jashtë vendit, gjoja për arsye shëndetësore. Sapo i dhanë në dorë dosjen, u sëmur.

Ditën e mërkurë u zhvillua një mbledhje për të krijuar një trupë të re prokurorësh. Nga frika e madhe, u vendos që trupa e prokurorëve të jetë më e madhe se trupa e të pandehurve. Por edhe kjo mbledhje dështoi dhe degradoi.

Një ditë më pas, Arta Marku vendosi të ndëshkojë tre nga prokurorët që nuk pranuan. Megjithatë, kjo lëvizje nuk e zbeh dot skandalin dhe shenjat e qarta të rënies së shtetit.

Kur një grup prokurorësh kanë frikë të bëjnë detyrën, imagjinojeni vetë se çfarë mesazhi u çojnë qytetarëve të zakonshëm shqiptarë./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com