[sgmb id=”1″]
Publikohen rezultatet e sondazhit te tretë të IPR Marketing e Ora News për zgjedhjet e 25 qershorit. Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e tretë, (14 qershor).
Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë Partia Socialiste do të fitonte 48% të votave. Në vendin e dytë qytetarët kanë zgjedhur Partinë Demokratike me 32% të votave, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13%.
Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News rendit në vendin e katërt Partinë LIBRA me 3%, ndërsa më pas vjen Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet me 2.5% të votave.
54.7% e qytetarëve thonë se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, 36.1 % kanë thënë se nuk do të shkojnë të votojnë, ndërsa 8.5 % janë të pavendosur.
Numri i të intervistuarve në sondazhin e sotëm (14 qershor) është 2002, periudha 12-13 qeshor dhe marzhi i gabimit është +/- 3.3 %.