Loading...

Babai vret të dashurin e vajzës në Tiranë, historia e dashurisë kthehet në tragjedi

Një histori dashurie e kthyer në tragjedi. E tillë është ajo e 38-vjeçarit Olsi Lelo (në foto) i cili u vra me thikë nga babai i vajzës që dashuronte.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në një lokal pranë Unazës së re në Tiranë ku 51-vjeçari Remzi Çaushaj e goditi viktimën me një thikë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Lelo ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin e Traumës.

Por cili ishte shkaku i kësaj ngjarjeje. Mësohet se viktima kishte nisur një lidhje dashurie me një 23-vjeçare, por kjo kundërshtohej fort nga babai i saj. Ai nuk pranonte Lelon për shkak se ai ishte i divorcuar.

Për shkak të kundërshtimit të fortë të të atit, vajza kishte marrë një urdhër mbrojtje nga gjykata. 51-vjeçari e kishte takuar Lelon në një nga lokalet për tu sqaruar, por gjithçka përfundoi në tragjedi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com