Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë ku ka mbetur i plagosur rëndë një 52-vjeçar dhe ka marrë lëndime të lehta i biri. Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë autorin e ngjarjes.
Sipas të dhënave zyrtare ka përfunduar në pranga shtetasi Vullnet Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , “Mbajtje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 e 279 të Kodit Penal.
Ky shtetas rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit SH. M., 52 vjeç, lindur e banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup, i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë.
Si dhe ka plagosur lehtë shtetasin A. M., 16 vjeç, djalin e shtetasit SH.M., i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali.
Gjithashtu po gjatë konfliktit shtetasi A.M., ka plagosur lehtë shtetasin e arrestuar Vullnet Muça, ku ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale është marrë dhe sekuestruar arma e krimit (thika me të cilën autori ka kryer plagosjen e shtetasit Sh.M).
Sa më sipër materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.