Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë lidhur me çështjen ‘Shullazi’.
Mësohet se Arta Marku kërkoi hetim për prokurorët që refuzuan shortin.
Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.
Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë rebeluar dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela.