Loading...

Godina e Teatrit Kombëtar, PS vendos me votë në Tiranë, PD shkon në Vlorë

Sot vendoset fati për godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që pritet që deputetët e mazhorancës të votojnë kundër dekretit të Presidentit për mos shembjen, deputetët e opozitës pritet të mblidhen në Vlorë.

Një ditë para seancës plenare, dy krerët e grupeve parlamentare PD-LSI përmes një shkrese i kërkuan kryeparlamentarit që të mos përfshijë në rendin e ditës votimin e ndryshimeve ligjore për Teatrin, por vetëm miratimin pro të dekretit presidencial, i cili sipas opozitës rrëzon automatikisht ligjin aktual. 24 orë para se dekreti të kalojë në seance plenare në zyrën e kryetarit te Kuvendit trokitën edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe realatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj.

Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë asnjë prej pjesëmarrësve nuk pranoi të prononcohet, ndërsa më vonë u mësua se kryetari i Kuvendit kishte vendosur të thërrasë me 26 shtator mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për të diskutuar nismën kushtetuese të opozitës për vettingun në politikë. Lulzm Basha kishte deklaruar se afati i fundit ne dispozicionin të kryeparlamentarit për të thirrur këtë mbledhje është e premtja e 22 shtatorit, por kryeparlamentari duket se e ka vlerësuar ndryshe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com