[sgmb id=”1″]
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, duke lënë dhjetëra familje të bllokuara në katet e mësipërme.
Ambulanca e Londrës ka konfirmuar se 50 banorë janë dërguar në spitale dhe se disa prej tyre vuajnë nga djegie të rënda.Ndërkohë autorietet kanë konfirmuar se ngjarja tragjike la lënë edhe viktima, raporton “Daily Mail”.Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell dhe fëmijët ulërinin me dëshpërim për ndihmë.
Një numër i konsiderueshëm i banorëve të kullës janë myslimanë dhe shumë prej tyre mund të kenë qenë zgjuar, duke ngrënë syfyrin e muajit të shenjtë të Ramazanit, sugjeroi Aliu, një dëshmitar okular.Shumë myslimanë në zonën e Kensingtonit të Ramazanit kanë hapur të gjitha xhamitë për të ndihmuar të lënduarit, raporton BBC”.Ndërkohë, dëshmitarët okularë kanë rrëfyer se gratë dhe fëmijët ishin të parat që u hodhën nga ndërtesa.
ryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e ka shpallur zjarrin një “incident të madh”. Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve,shkruan syri.net. Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarjaNjë tjetër banore, e cila po përpiqej të shpetonte prej tyre bashkë me 6 fëmijët e saj nga kati i 21-të, përfundoi vetëm me 4 prej tyreZjarrëkësit, ambulancat dhe policia nuk kanë mundur të futen brenda në ndërtesë dhe u kanë kërkuar të qendrojnë aty dhe të presin për ta që t’i marrin.“Daily Mail” publikon pamje nga situata, teksa duken banorë te dëshpëruar nga balloke e dritare duke u perpjekur te ndërtojne litarë me rroba, në një përpjekje për të shpëtuar nga ferri.Dëshmitarët rrëfyen për mediat britanike se shumica e persona të bllokuar brenda kishin vetëm një kërkesë: Na shpëtoni fëmijët.