Një i moshuar 68-vjeccar është gjetur i pajetë në hyrjen e një pallati. Luto Murataj u gjet pa shenja jete rreth orës 05:37. Nga deklarimet e familjarëve në polici, Murataj dyshohet se mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive.
Informacion paraprak
Më datë 20.09.2018, në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë shtetasi L.M, 68 vjeç. Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.