Një ditë para nisjes së seancës plenare dhe miratimit të komisionit përgjegjës për ndryshimin e dekretit te Metes per Teatrin, kryeministri Edi Rama i ka shkuar në zyrë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci.
Mesohet se ne kete takim qe po mbahet ne Kryesine e Kuvendit është dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi.
Kujtojme se nje dite me pare, Partia Socialiste miratoi vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidentit për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.
Shumica nuk hartoi një projektligj të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti.
Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar.
Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte “Fusha shpk”, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private.