Gjykata e Strasburgut ka refuzuar shqyrtimin e kërkesës së avokatit të ish-deputetit, Mark Frroku, lidhur me arrestimin e tij.Në një dokument të publikuar sot, Gjykata e Strasburgut, thotë se nuk ka asnjë shkelje të nenit 5 të Konventës duke e konsideruar të ligjshëm prangosjen e tij.Në vendim thuhet se në vitin 2015, ndaj Frrokut u ngritën tre procedime penale: Vrasjes me paramendim, pastrim i parave dhe deklaratave të rreme.
“Z. Frroku bëri kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e tij, duke pretenduar në veçanti se Parlamenti nuk e kishte autorizuar arrestimin e tij në lidhje me akuzat. Megjithatë, ankesa e tij u hodh poshtë në vitin 2015. Gjykata Kushtetuese gjeti se Gjykata Supreme e kishte autorizuar ndalimin e tij në përgjigje të të gjitha padive penale kundër tij.Frroku bëri kërkesa të mëtejshme për ndalimin e tij në vitin 2015 dhe 2016, të cilat u refuzuan”, shkruhet në vendim.Avokati i Frrokut e çoi çështjen e klientit të tij në Strazburg pasi kaloi shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.Qeveria Shqiptare (“Qeveria”) u përfaqësua në Strazburg nga përfaqësuesja e saj, znj. A. Hicka, Zyra e Avokatit të Shtetit.